AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 22:24

Godet me thikë në kokë dhe trup të atin, arrestohet 30-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Godet me thikë në kokë dhe trup të atin, arrestohet

Policia e Memaliajt ka arrestuar një 30-vjeçar në fshatin Zhapokikë, pasi ka tentuar të vrasë me thikë babain e tij 66-vjecar, pas një konflikti për motivet të dobëta. Në pranga ka përfunduar Altjon Caca, 30 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Altjon Caca, 30 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar në banesën e të atit M.C, 66 vjeç, dhe për motive të dobëta ka tentuar ta vrasë me thikë duke e goditur në kokë dhe trup.

– Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës së përdorur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale parashikuar nga nenet 79 e 22 të Kodit Penal.