AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 20:37

Deputeti i PD ironizon Ramën: Shteti ka nevojë vetëm për zyrën e ‘Tij’, ‘Ai’ t’i zgjidh të gjitha hallet

Deputeti i PD ironizon Ramën: Shteti ka nevojë vetëm për

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se Shqipëria ke nevojë vetëm për “zyrën e tij pasi t’i zgjidh të gjitha problemet”.

Duke marrë shkas nga konferenca e sotme në kryeministri, ku një grua e falënderoi dhe përqafoi e përlotur kreun e qeverisë, Strazimiri ka bërë një postim ironik në Facebook-un e tij.

Statusi i plote

“Ja përse vendi nuk duhet të ketë më:

– Gjykatë Kushtetuese,

– Gjykatë të Lartë,

– Prokurori të Përgjithëshme

dhe shume shpejt as edhe gjykata të niveleve bazë!

Ja pse i gjithë sistemi sot është I BLLOKUAR!

Nuk ka nevojë për institucione!!!!

Lotët, lutjet dhe falenderimet i takojnë “Atij” , sepse vetëm “Ai” i zgjidh hallet që ka shkaktuar vetë….

Sot “shteti” ka vetëm një zyrë! Zyrën e “Atij” !!!”