AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 21:49

Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni fuqishëm, Rama po i shet detin Greqisë

Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni fuqishëm, Rama po i shet detin

Sali Berisha deklaroi se Mimi Kodheli ndërpreu sot Komisionin e Politikës së Jashtme duke mos i lënë mundësi të pranishmeve të bënin pyetje për ministrin Ditmir Bushati në lidhje me marrëveshjen detare me Greqinë, pasi u urdhërua nga Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha thotë se qeveria ka frikë nga transparenca dhe se deti po i shitet Greqisë. Ish kryeministri i bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen fuqishëm për t’i dhënë sipas tij kësaj qeverie fundin e merituar.

Statusi i plotë i Berishës:

Zografi urdheron i tmerruar ndrikull Mimi Trafikun te mbylle punimet e komisionit parlamentar!

Te dashur miq, Zografi i dyte, per te mbulluar aktin e tradhetise se tij te larte kombetare urdheroi sot ndrikull Mimi Trafikun te mbylle ne menyren me te paskrupullt seancen e pyetjeve ne komisionin parlamentar per Ditzi Tardhtar Bushatin per shitjen e Detit dhe pasurive perrallore te gazit dhe naftes te Shqiperise ne detin Jon.

Me aktin e sotem banditesk, Zografi i dyte dhe Ditzi Tadhtar Bushati vetem se faktuan se ata kane frike vdeksore nga transparenca, e cila nxjerr ne driten e diellit dhuraten qe i bene Greqise prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe meter kub gaz pasuri kombetare e Shqiperise.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marrevshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marreveshjes me Zografin e dyte te Londres ku vendosen coptimin e dyte te trojeve shqiptare se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (pra zonen e naftes dhe gazit).

Me kete raste u bej thirrje shqiptareve te ngrihen fuqishem per ti rezervuar Zografit te dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushtatit fundin e merituar!