AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 20:27

Artistët kundër ligjit për Teatrit njoftojnë takimin me ambasadoren e BE: Ja kur do të ndodhë

Artistët kundër ligjit për Teatrit njoftojnë takimin me

Artistët që janë kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, kanë thënë sot se ambasadorja e BE ka pranuar një takim me ta.

Ka qenë Kastriot Çipi i cili në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar tha se Vlahutin do të takohet me një përfaqësi të tyre.

“Romana Vlahutin do të takohet me artistë që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit .Takimi do të mbahet të premten e ardhshme”, ka qenë ky njoftim i Çipit gjatë fjalës së tij në protestë.