TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E VARËSISË SË KLUBIT SPORTIV SHUMËSPORTËSH “PARTIZANI” DHE KLUBIT SPORTIV “STUDENTI” NGA MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË TE BASHKIA TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë. 2. Buxheti i miratuar për vitin 2018 për klubin sportiv shumësportësh “Partizani” dhe klubin sportiv “Studenti”, bashkë me asetet në përdorim, transferohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Bashkia Tiranë. Transferimi i fondeve bëhet në formën e transfertës së kushtëzuar. 3. Numri i punonjësve të klubit shumësportësh “Partizani” dhe klubit sportiv “Studenti”, në total 26 veta, transferohet te Bashkia Tiranë. 4. Vendimi nr.312, datë 15.5.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e varësisë së klubit sportiv shumësportësh “Partizani” nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” dhe çdo akt nënligjor i miratuar për këto klube, shfuqizohen. 5. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, klubi shumësportësh “Partizani” dhe klubi sportiv “Studenti” për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.