TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta priti homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović sot në Tiranë ku zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kreu i shtetit shqiptar i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin ka dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.
“Me Kroacinë kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Sëbashku me presidenten kemi rënë dakord që të vizitojmë zonën ku banojnë arbanasit duke qenë se është dhe viti i Skënderbeut. Falenderova presidenten për mbështetjen që i jep Kroacia çeljes së negociatave të Shqipërisë.
Ne ndajmë vizione të përbashkëta edhe në fushën e sigurisë. Do t’i kushtojmë vëmendje bashkëpunimit ekonomik.
Presidentja e Kroacisë nuk mund të mos e vizitonte Shqipërinë në Vitin e Skënderbeut. Ajo është këtu për 3 ditë dhe nesër do t’i adresohet Kuvendit të Shqipërisë.
Duke e uruar edhe për performancën e jashtëzakonshme të ekipit të Kroacisë në kampionatin Botëror, dua t’i uroj suksese gjatë kësaj vizite të rëndësishme,” tha Meta.