AKTUALITET, 17 Korrik 2019, 16:21

Gjykata s’u dha mandatet kandidatëve socialistë, Lefter Maliqi: Sot triumfoi drejtësia

Gjykata s’u dha mandatet kandidatëve socialistë, Lefter Maliqi:

Deputeti i "opozitës së re", Lefter Maliqi ka reaguar, pasi si gjykata e Tiranës dhe ajo Durrësit nuk certifikuan mandatet e kandidatëve socialist, Valbona Sakos dhe Agim Kajmakut.

Në një postim në Facebook, Maliqi thotë së ky është një lajm i mirë për shqiptarët, pasi sot triumfoi drejtësia me mosnjohjen nga Gjykata e Tiranës dhe Durrësit të Kryebashkiakeve, në kundërshtim me ligjin, dekretin e Presidentit.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Lajm i mire per shqiptaret.Gjykata e Durresit dhe e Tiranes godet zgjedhjet farse moniste te 30 Qershorit.Drejtesia triumfoj sot me mos njohjen nga Gjykata e Tiranes dhe Durresit te Kryebashkiakeve,ne kundershtim me ligjin ,dekretin e Presidentit dhe rregjistrimin jashte ligjit te Partise Bindja Demokratike.E drejta vonon por nuk harron.I bej thirrje gjykatësve te mbrojne ligjin,te mos tremben nga kercenimet mafioze nga gjoja vetingu i Partise ( Rilindjes ) por te mbrojne shtetin ligjor.Populli eshte sot me shume se kurre optimist per te ardhmen drejt BE me zgjedhje te lira,te ndershme,gjithëperfshirese.Kam besim dhe Gjykatat e tjera ne cdo Bashki do jene ne sikron me ligjin dhe te verteten duke mos i njohur nga ligjore Kryebashkiaket e rinj te dal nga votime moniste dhe te paligjshme.Populli sot me shume se kurre eshte me Gjyqtaret e ndershem si rasti i Tiranes dhe Durresit.