TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Në një prononcim për mediat, avokati i Jaeld Çelës tha se klienti i tij nuk është arratisur nga drejtësia sepse ka qenë prezent në çdo seancë, përfaqësuar nga avokati.
Çela ka kërkuar edhe zbutjen e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”, duke theksuar se nuk i është arratisur drejtësisë.
“Ka qenë i hapur. Nuk është arratisur nga drejtësia. Ka qenë aktiv, i hapur.
Gjyqi është zhvilluar në prezencë të Jaeld Çelës dhe është prezumuar prezencë në të gjitha proceset gjyqësore. Çela pretendon që nuk ka prova për të dhënë këtë masë arresti”, tha avokati i tij.