TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në një mbledhje aleatët. Sipas informacioneve mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00 në selinë blu.
Takimi do të mbahet një ditë pas protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe mësohet se do të diskutohet për vijimin e aksionit opozitar.
Burime bëjnë me dije se në ketë takim do të marrë pjesë dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Basha pas protestës premtoi se do t’i qëndrojë kontratës që ka bërë me Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe kur të vijë në pushtet do të ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte.