TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme për të bërë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë.
Çela në seancën gjyqësore do të përfaqësohet nga avokatët e tij, Petrit Isamili dhe Gentan Rumano. Sot togat e zeza do bëjnë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë nga apeli i Gjykatës se Posaçme.
Jaeld Çela u dorëzua tre ditë më parë në Policinë e Tiranës. Ai është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.
Aktualisht, gjyqi ndaj tij dhe ish-ministrit Tahiri ka ngrirë për shkak të pandemisë.
Në dëshminë e tij përballë autoriteteve, Çela tha se është i pafajshëm teksa akuzoi prokurorët se e kishin kërkuar të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri.