AKTUALITET, 19 Maj 2020, 08:30

Digjet gjatë natës makina në Elbasan, ja kush është pronari

Digjet gjatë natës makina në Elbasan, ja kush është


Shkrumbohet gjatë natës një automjet në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të së martës në lagjen “5 Maji”, ku një automjet tip Audi është përfshirë nga flakët .

Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale Automjeti me targë AA 774 TE rezulton në pronësi të shtetasit të identifikuar si Marsel Karanxha, raporton “News 24”.

Makina ishte e parkuar pranë banesës se pronarit dhe dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.