AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 17:22

Gjykata e Lartë me 9 anëtarë, Kim: Vazhdojmë hap pas hapi që Reforma në Drejtësi të ketë rezultate

Gjykata e Lartë me 9 anëtarë, Kim: Vazhdojmë hap pas hapi


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas caktimit të gjykatësit të nëntë të Gjykatës së Lartë. Në një postim në Twiter, diplomatja amerikane falenderon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidencën ndërsa shton se mbetet për t’u caktuar edhe një gjykatës në mënyrë që Gjykata e Lartë të caktojë  gjykatës për Kushtetuesen.

“Le të ecim përpara hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate dhe që Shqipëria të qëndrojnë në rrugën drejt BE-së,” shprehet më tej Yuri Kim.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1421125170211790851?s=20