TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Një 65-vjeçar dyshohet se ka pësuar shpërthimin e një lënde artizanale plasëse në dorë, teksa po peshkonte nëpërmjet shpërthimit.
Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë.
65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.
65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.