AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 13:20

Gjosha në kampin e LRI: Asgjë nuk i ndal këta të rinj të jashtëzakonshëm, kanë vullnet për të kontribuar për vendin

Gjosha në kampin e LRI: Asgjë nuk i ndal këta të rinj


Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka marrë pjesë në kampin e LRI, që po mbahet në Jalë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjosha shkruan se ka ndarë me të rinjtë mendime mbi perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rëndësinë e këtij procesi.

POSTIMI:

Sot në kampin e LRI në Jalë, me të rinj të jashtëzakonshëm që kanë dëshirën dhe vullnetin për të kontribuar për vendin e tyre.

Ishte kënaqësi të ndaja me ta mendime mbi perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rëndësinë e këtij procesi.

Asgjë nuk i ndal të rinjtë e LRI! E mahnitur pas dijeve dhe energjisë së tyre pozitive!

#forcaLRI