TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre të dënuarve nga Fieri:
Thoma Shkurti, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prōstitucionit në rrethana rënduese”;
Kreshnik Dauti, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrāsja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ārmëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;
Dritan Gropa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prōstitucionit në rrethana rënduese”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL njoftoi se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.