AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 11:25

“Çfarë policë, hale m…”/ Tensione tek “Vasil Shanto”, INUV kërkon shembjen e banesës, banori hipën mbi tarracë dhe hedh tjegulla në drejtim të efektivëve

“Çfarë policë, hale m…”/ Tensione tek


Ditën e sotme INUV ka nisur një aksion për shembjen e një banese në rrugën “Vasil Shanto”, por ka hasur kundërshtinë nga ana e banorëve.

Mësohet se tre pronarët e banesës kanë hipur në tarracën e shtëpisë dhe nuk kanë lejuar fadromën që ta shembë.

Ata kërkojnë që të marrin kompensimin e duhur e më pas INUV të vazhdojë me shembjen.

Më tej situata ka agravuar, aq sa një nga banorët ka hedhur tjegulla në drejtim të punonjësve të INUV.

“Ça policë, hale m*ti. Më sill letra atë bëj”, mësohet t’u ketë thënë ai efektivëve.

Ndërkohë edhe e zonja e shtëpisë thotë se është gatshme të lirojë banesën, por vetëm në momentin që do të marrë kompensimin.

“Të më japë lekët, le të bëhet rruga, po të më japin lekët. Po nuk më dhanë lekët, ku të shkoj unë, në hënë? E kemi me hipotekë, legalizim”, dëgjohet të thotë ajo.