AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 10:20

Duke dëgjuar belbëzimet shfajësuese të Manastirliut

Duke dëgjuar belbëzimet shfajësuese të Manastirliut


Nga Tritan Shehu/

Po dëgjoj belbëzimet shfajësuese të Ministres së Shëndetësisë ndaj statistikave të nivelit afrikan të OBSH-së për Shqipërinë. “Janë të viteve më parë” nxiton te deklaroje Qeveria, duke e bërë si struci.

Së pari po, është e vërtetë që për numrin e mjekëve i drejtohen rreth 3 viteve të shkuara, por duke theksuar se janë në përkeqësim! Dhe sot kemi arritur në 1 mjek për 1000 banorë, si në Afrikë.

Nuk duhet harruar dhe diçka “e vogël”, janë të atyre viteve se Ministria e Shëndetësisë prej 3 vitesh nuk i komunikon as OBSH-së të dhëna... për të fshehur realitetin kjo.

Megjithatë OBSH-ja është e qarte për aktualitetin jo vetëm të numrit të personelit, por dhe të financimit të sistemit a gjendjen e kujdesit parësor. Ajo thekson se kjo gjendje po keqinfluencon edhe në menaxhimin e COVID-19!

Çdokush e di se COVID-19 është shfaqur vetëm pak muaj më parë e jo vite!!!