AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 11:10

EMRI/ I besuar i “Ndraghetës”, Italia kërkon ekstradimin e “Xhaxhait” nga Shqipëria

EMRI/ I besuar i “Ndraghetës”, Italia kërkon ekstradimin e


Autoritetet Italiane kërkojnë ekstradimin e Bujar Sejdinaj i njohur me nofkën “Xhaxhai” që konsiderohet si njeriu i besuar i Ndraghetas.

Abc News raporton se ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në blerjen e 20 kilogramë kōkainë në Spanjë për llogari të një klani mafioz në shtetin fqinj.

Bujar Sejdinaj 61 vjeç, ka kërkuar në gjykatë që të lirohet me argumentin se është invalid, gjithashtu ai ka mohuar akuzat duke thënë se është marangoz.

Sejdinaj nuk e ka apeluar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Tiranës ndërkohë që pranë drejtësisë shqiptare kanë mbërritur edhe dokumentet e drejtësisë italiane.