AKTUALITET, 25 Gusht 2020, 11:03

U përlesh me shqiptarët në Mykonos, kapiteni i Manchester United nuk detyrohet të ndjekë gjyqin në Greqi, deklarohet i pafajshëm

U përlesh me shqiptarët në Mykonos, kapiteni i Manchester United


Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire nuk është i detyruar të ndjekë gjyqin e tij në Greqi pasi përfaqësohet nga një avokat.

Mediat britanike thonë se ai është thuajse i pafajshëm dhe i lirë, teksa problemi i tij mbetet tashmë Anglia për ndonjë masë të mundshme ndaj tij për etikën gjatë pushimeve.

Maguire teksa pushonte në Mykonos u përlesh me disa shqiptarë, sipas mediave britanike ‘gangsterë’ dhe mollë sherri u bë pikërisht motra e tij.

Një biznesmen shqiptar afroi motrën e anglezit, dhe kur ajo e refuzoi ai e goditi me thikë në nofull dhe krah.

Kapiteni i Manchester United nuk duroi dhe u godit me shqiptarët, por kur doli nga lokali ku ishin u arrestua nga Policia, duke i kundërshtuar ata.

Të dielën ai u kthye në Angli duke përfunduar pushimet në Greqi me gjyqe, dhe do të vijojë me përgatitjet për sezonin e ri.