TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me Hakimin që është me valixhe në duar, Interi është hedhur në kërkim për një zëvendësues të marokenit në korsinë e djathtë.
Emri më i lakuar është ai i Manuel Lazarit të Lacios që e njeh mirë trajnerin italian dhe skemat e tij.
Sipas asaj që raporton “Il Mesaggero”, Interi ka arritur akordin me skuadrën kryeqytetase me shifrën e 22 milionë euro + 4 milionë euro bonuse.
Shpejtësi, teknikë dhe saktësi në kros dhe pasim, Simone Inzagi duket se ka gjetur lojtarin ideal për të zëvendësuar Hakimin i cili duket gjithnjë e më larg skuadrës zikaltër ku do të largohet me destinacion Parisin për një shifër 75-80 milionë euro.
Gjatë sezonit të kaluar anësori 27-vjeçar është aktivizuar në total nga Inzagi me Lacion në të gjitha kompeticionet në 39 sfida nga ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 6 asist.