TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Joan Laporta ka nisur spektaklin. Rikthimi i presidentit të Barcelonës në zyrën e “Camp Nou”-t ka bërë që të nisë rindërtimi i klubit dhe të ketë ëndrra për gjëra të mëdha. Në orët e fundit është publikuar një ide e çmendur për transferimin e Kristiano Ronaldos, i cili duket se nuk është aspak i lumtur në Itali dhe kërkon të nisë një aventurë të re.
Do të ishte një nga lëvizjet më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, pasi dy futbollistët që kanë rivalizuar njëri-tjetrin për shumë vite me radhë mund të luajnë së bashku. Të gjithë fansat e futbollit kryqëzojnë gishtat për t’i parë në të njëjtën skuadër më të mirët e historisë së futbollit dhe Laporta mund ta bëjë realitet diçka të tillë. Sigurisht që për të arritur në këtë skenar të çmendur duhet të kalohen shumë peripeci dhe pengesa, si në aspektin ekonomik dhe jo vetëm…
MESI RINOVON- E para lidhet me rinovimin e Lionel Mesit, i cili duket se ka arritur marrëveshjen me klubin për të qëndruar. Për momentin, “Pleshti” është i përqendruar te Kupa e Amerikës me Argjentinën, ndërsa ka thënë se kur të kthehet në Barcelonë do të vendosë. Babai i lojtarit dhe drejtuesit e kanë një marrëveshje të heshtur. Laporta ka transferuar Depajin dhe Agueron në mënyrë që ta bindë argjentinasin të qëndrojë. Kjo është një pengesë që do të kalohet.
E SHKUARA E CR7- Problemi më i madh është te Kristiano Ronaldo. Ylli portugez sigurisht që është i joshur të luajë përkrah Lionel Mesit dhe të harrojnë rivalitetin disavjeçar në mënyrë që të fitojnë trofe të rëndësishëm. Problemi është se e shkuara e tij si madrilen do ta ndalonte të merrte një vendim të tillë. Tifozët e Realit nuk do t’ia falnin që legjenda e tyre të vishte fanellën e katalanasve. Por, Laporta do të tentojë sepse ëndrrat falas janë… Në fakt, këtë herë bëhet fjalë për një ëndërr qindra milionë euro, por CR7 dhe Mesi bashkë janë makineri që prodhojnë para.