TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sfidat e fundit në grupe në Kampionatin Europian, falë formulës që kualifikon edhe një pjesë të skuadrave si të tretat më të mira, ka bërë që shumë ekipe të përllogaritin atë që u nevojitet për të kaluar më tej në turne, duke marrë për bazë rezultatet e grupeve të tjera. Pesë vite më parë, Shqipëria priti deri në ditën e fundit të grupeve për të mësuar që nuk ishte kualifikuar, e eliminuar më shumë se rezultatet, nga fakti se rivalët e dinin se çfarë u nevojitej dhe ua bënte punë n të lehtë.
Në këtë situatë do ta shohin veten edhe Spanja me Portugalinë në ndeshjet e fundit në grupe, pasi të dy ekipet kanë shansin real të kualifikohen edhe pa fituar ndeshjet e tyre duke përfunduar të tretat në grupe. Sigurisht një fitore do t’u jepte një short më të favorshëm të dy skuadrave, por ata janë të ndërgjegjshme tashmë se edhe po nuk morën tre pikët, ka kombinime mjaft interesante, që kanë lidhje me golavarazhin, të cilat i evitojnë turpërimin në këtë Europian.
Kështu, Spanja mund të kualifikohet më tej edhe nëse nuk fiton asnjë ndeshje në grup, duke mbyllur edhe të tretën ndaj Sllovakisë në barazim, pas atyre të barazuara me Suedinë dhe Poloninë. Barazimi, por i kombinuar me një ndeshje pa fitore të Polonisë ndaj Suedisë, do të mbante Spanjën në vendin e tretë në kuotën e tre pikëve, por me golavarazh 0 që është më i mirë se i Ukrainës e Finlandës që janë të tretat në grupet përkatëse, duke i siguruar kështu kalimin në turin tjetër.
Ndërkohë, Portugalia ka luksin të bëjë edhe më keq, pasi mund të kualifikohet edhe duke humbur ndeshjen e fundit ndaj Francës. Por rezultati duhet të jetë me maksimumi dy gola diferencë, për të lënë pas krahëve Ukrainën e Finlandën e sigurisht, paralelisht me sfidën e saj, duhet edhe që Gjermania të mos bëjë ndonjë gafë të rëndë përballë Hungarisë.