TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë nuk ka më dyshime, Elseid Hysaj e ka mbyllur me Napolin dhe do të qëndrojë po në Serie A, për të luajtur në Romë me Lazion, aty ku e pret Mauricio Sarri.
Sport Mediaset raporton se palët kanë arritur marrëveshje finale dhe gjithçka është gati për zyrtarizimin, që pritet të vijë brenda kësaj jave.
Zëvendës kapiteni i kombëtares ka rënë dakord për kontratë katër vjeçare me drejtorin Igli Tare dhe do përfitojë pak më shumë se dy milionë euro neto në sezon.
Hysaj dhe Sarri kanë punuar së bashku te Napoli dhe Empoli në të shkuarën dhe e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Nën drejtimin e trajnerit të njohur, Hysaj ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës.