TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakan Çalhanoglu konfirmon se ka arritur një marrëveshje me Interin duke “tradhtuar” Milanin dhe tifozët kuqezinj. Pavarësisht deklaratave në fund të sezonit ku premtonte takime pas Europianit, duket se ka ndryshuar mendje. Në fakt, fantazisti turk i cili nuk pranoi rinovimin me “Djallin” pasi sipas drejtuesve të kuqezinjve kërkesat e tij janë relativisht të larta, ai do të transferohet nga krahu tjetër i Milanos si një lojtar me parametra zero pasi kontrata e tij i ka skaduar.
Ka qenë vetë 27-vjeçari i cili me anë të mikrofonave të medias turke “TRTSpor”, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Milanos pasi ka një marrëveshje me Interin dhe se do të firmosë kontratën gjatë ditës së sotme: “Kam arritur një marrëveshje me Interin. Jam duke shkuar për në Milano sepse do të firmos kontratën me zikaltrit”, ka thënë Çalhanoglu, i cili sot do të firmosë një kontratë 3- vjeçare plus edhe një sezon tjetër rinovimi me një pagë prej 5 milionë eurosh në vit. Praktikisht 1 milion euro më tepër sesa i propozoi Milani ku u aktivizua për 4 sezone, teksa gjatë sezonit të kaluar luajti 43 ndeshje nga ku realizoi 9 gola dhe dhuroi 12 asiste.
ME BEKIMIN E INZAGIT – Afrimi i Çalhanoglusë është përshpejtuar edhe nga ajo që i ndodhi Kristian Eriksenit. Tek Interi e kanë kuptuar që do të duhet të bëjnë për një kohë të gjatë pa danezin, ndaj janë vënë menjëherë në ndjekje të një numri dhjetë. Me turkun në fakt u fol edhe për disa kontakte në janar, kur u hamendësua një shkëmbim kokë më kokë pikërisht me Eriksenin. Asokohe, akordi kishte bekimin e Antonio Kontes, teksa tashmë ka pasur atë të Simone Inzagit që ka dhënë miratimin e tij për afrimin e Çalhas në ekip. Trajneri i ri i Interit e sheh 27-vjeçarin si një lojtar të përshtatshëm për skemën 3-5-2 që në fakt përkthehet si një 3-5-1-1 ku Çalhanoglusë do t’i duhet të luajë në mesfushë ose edhe pas pykës që mund të jetë njëri mes Lukakut dhe Lautaros. Roli në fjalë është ai që Luis Alberto mbulonte te Lacio ku shkoi si anonim, por u shndërrua në një lojtar kyç.
