TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani ka humbur dy titullarë të sezoneve të fundit, teksa Donaruama dhe Çalhanoglu janë larguar përfundimisht. Portieri do të vazhdojë karrierën te PSG-ja në Francë, ndërsa fantazisti turk ka vendosur të kalojë te Interi.
Megjithatë përveç largimeve, te kuqezinjtë po mendojnë edhe për përforcimin e skuadrës. Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Milanit po punojnë për një goditje të trefishtë nga Reali i Madridit.
Bëhet fjalë për fantazistin Brahim Diaz, mesfushorin Dani Sebajos dhe mbrojtësin e djathtë Alvaro Odriozola. Situata për këtë të fundit është pak më ndryshe, pasi objektivi kryesor i Milanit për krahun e djathtë, është Diogo Dalo, i cili luajti në sezonin e fundit si i huazuar në “San Siro”, njëjtë edhe si Diaz.