AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 09:10

Gjirokastër, digjet makina gjatë natës, dyshimet e para

Gjirokastër, digjet makina gjatë natës, dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Meçitë”.

Makina tip ‘Citroen’ me targa AA650RV është shkrumbuar plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Sipas policisë makinë është në pronësi të Donjeta Xhelilit, dhe nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i vërtetë i rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.