TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Frika e një shpërthimi të menjëhershëm të vullkanit në malin Agung në Bali të Indonezisë është rritur dhe zona e evakuimit rreth vullkanit është zgjeruar raporton BBC.
Autoritetet indoneziane kanë rritur gjendjen e vigjilencës në nivelin më të lartë. Aeroporti i ishullit tani është mbyllur, duke lënë mijëra të bllokuar në pikën turistike.
Autoritetet thonë se tymi i zi dhe hiri kanë rënë deri në 3.400 metra mbi lartësinë e malit, e cila gjithashtu ka lëshuar zjarr dhe është gati duke shpërthyer.
Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg shkëmbinjve dhe mbeturinave të ndotura që rrjedhin nga mali.
Vullkani u shfaq duke emetuar "fryrje të vazhdueshme të hirit" të shoqëruar herë pas here me shpërthime të forta që mund të dëgjohet 12km nga vendi i vullkanit.
Gjeologu Mark Tingay i Universitetit të Adelaide tha se vullkani në malin Agung tani duket se po hyn në fazën e ardhshme me një shpërthim magmatik, ku shkëlqimi i lavës është i dukshëm nga krateri.
Por ai shtoi se duke qenë se shpërthimet janë të vështira për t'u parashikuar, është edhe shumë e vështirë të thuhet se si do të zhvillohet situata.
Por hiri i vullkanit bëri që zyrtarët të mbyllin aeroportin ‘Bali Ngurah Rai’ nga e hëna deri të martën në mëngjes.
Autoritetet e aeroportit thanë se 445 fluturime ishin anuluar, duke prekur 59,000 udhëtarë.
Qeveria e Australisë dhe Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe kanë këshilluar udhëtarët të përgatiten për fluturimet e anuluara, të monitorojnë nga afër mediat lokale dhe të respektojnë paralajmërimet e autoriteteve lokale.
[gallery columns="1" ids="26026,26025"]