AKTUALITET, 24 Prill 2020, 12:36

Detaje nga Kukësi, si u infektua me koronavirus polici

Detaje nga Kukësi, si u infektua me koronavirus polici


Gjatë ditës së sotme u njoftua edhe një rast i ri infektimi në Kukës dhe bëhet fjalë për një punonjës policie.

Ndërkohë Syri.net mëson se në radhët efektivëve blu të Kukësit do të bëhen edhe dhjetë tamponë për të parë nëse ka të infektuar të tjerë me koronavirus.

Një burim i drejtorisë së vendore të policisë thotë se ky rast mund të jetë i izoluar ndërsa mendohet burimi ka qenë e shoqja e efektivit të prekur tashmë, e cila punon si infermiere në spitalin e Kukësit, ndonëse kjo e fundit pas verifikimit ditë më parë ka rezultuar negative.

Efektivi i policisë i infektuar me covid-19 është vetizoluar në banesë.