AKTUALITET, 21 Prill 2020, 16:30

Paralajmërimi i fortë i kreut të OBSH-së: Më e keqja nuk ka ardhur akoma, ky virus ngjan me…

Paralajmërimi i fortë i kreut të OBSH-së: Më e keqja

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se më e keqja ende nuk ka ardhur në mes nesh.

“Na besoni se më e keqja ende nuk ka ardhur mes nesh. Duhet të parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus, që të tjerët nuk mundet që ta kuptojnë”, tha kreu i OBSH. Këto deklarata të tij, vijnë në një kohë, që shumë vende të botës po shqyrtojnë mundësinë që të nisin hapjen e ngadaltë.

Ghebreyesus gjithsesi nuk tha se përse mund të ndodhë që situata nga pandemia e koronavirusit mund të bëhet akoma edhe më keq. Ai e krahasoi Covid-19 me gripin spanjoll të dikurshëm dhe shtoi se pasojat do të jenë të pritshme.