LIFESTYLE, 25 Nëntor 2017, 15:25

Egla Harxhi rrëfen sekretet e shtratit: Ja si do ta ndërtojmë jetën treshe në Principatën e Libofshës

Egla Harxhi rrëfen sekretet e shtratit: Ja si do ta ndërtojmë

Aventura treshe e “Miss Albania 2007” Egla Harxhit, me fotografin  e famshëm, Alexandre de Basseville dhe një vajzë tjetër vijon të prodhojë lajme.

Ata morën vendimin të braktisin Parisin për të nisur jetë të re në Shqipëri, ku planifikojnë të ndërtojnë edhe Principatën e Libofshës.

Harxhi tregon në një intervistë për Panorama se si po vazhdon marrëdhënia treshe.

Më duhet të them se jeta jonë private prej disa kohësh nuk mund ta quajmë më të tillë, pasi të tre bashkë, me ekipin e madh tashmë që Ale ka krijuar, jemi të fokusuar vetëm në një drejtim. Ka muaj që punojmë dhe jetojmë si një ushtri, e cila ka vetëm një qëllim.

Unë kam detyrat e mia, Alesia të vetat dhe në këto momente jemi në sulm për të kryer deri në fund misionin që kemi. Jam me fat që kam në krah dikë si ajo, sepse është një person i përkushtuar ndaj punës dhe i çon gjërat deri në fund.

Mendoj se prova më e pastër e dashurisë ndaj personave që duam qëndron te fakti se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në formë veprash për njëri-tjetrin, dhe jo fjalët.

Ajo që jemi në gjendje të ndërtojmë së bashku, në një ide dhe vizion të përbashkët pa menduar vetëm për veten, por për të mirën e komunitetit. E përsëris se jam me fat që e kam gjetur këtë pranë njerëzve që dua.

Mesazhi që kam dashur të përcjell gjithmonë nuk ka qenë promovimi i jetës private, jo për show, po për të treguar që nuk ka gjë më të bukur kur njerëzit me lirinë e tyre vendosin të bëhen se bashku kundër paragjykimeve të njerëzve, sepse kanë të njëjtin vizion dhe se janë të gatshëm të punojnë bashkë për të krijuar gjëra të mëdha. Kjo për mua tejkalon çdo formë tjetër dashurie,” shprehet ajo

[gallery columns="1" ids="25609,25610,25611,25612,25613,25614,25615,25616,25617"]