AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 18:40

'Gjeni vrimë ku të futeni. U futën si minj por ku do shkojnë? Këtu i pret populli"

'Gjeni vrimë ku të futeni. U futën si minj por ku do

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, gjatë fjalës së tij para protestuesve, është shprehur se “minjtë janë futur në vrimë, kanë hyrë si minj e duan të dalin si minj”.

Ai shtoi se, askush nuk do të lëvizë deri në largimin e kryeministrit Rama.

“Vëllezër dhe motra këtu është populli. Këtu janë djemtë e popullit. Këtu janë vajzat e popullit. Atje janë minjtë, minjtë janë futur në vrimë, kanë hyrë si minj dhe duan të dalin si minj, po i presim. Çfarë do të bëjnë? Do të flenë aty? Këtu do të kalojnë, por këtu nuk do të kalojnë dot sepse këtu është populli. Këta i janë fshehur popullit dhe rrinë të fshehur mbas fustanit të Gramoz Ruçit. As tek fustani i Gramoz Ruçit dhe as tek brekushet e Edi Ramës nuk i shpëton dot njeri. As brekushet e Edi Ramës ashtu me erë siç janë. Siç e dini, sot është dita ku populli do të thotë fjalën e tij dhe do të pastrojë Parlamentin nga ata minj që e kanë qelbur dhe e kanë ndyrë. Aty do të jetë vendit i fjalës së lirë, vendi i fjalës së popullit dhe jo vendi i atyre që e bën pis atë Parlament. Këtu do rrimë pa u kthyer mbrapa, ju kam thënë asnjë hap pas derisa Edi Rama të ikë, të shporret. Edi shporru. Edi Shporru”, u shpreh Vasili para protestuesve.