AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 18:16

Shqiptarët në protestë për zgjedhje të lira, Rama blen deputetë

Shqiptarët në protestë për zgjedhje të lira, Rama blen

Në një kohë kur qytetarët protestojnë para selisë së parlamentit për zgjedhje të lira, kryeministri Edi Rama bën “blerjen” e rradhës.

Dritan Bici, deputeti i PDIU-së ka kaluar nga radhët e socialistëve.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë seancës plenare.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”, u shpreh Ruçi.

Bici u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit.