AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 17:45

LIVE/ “Parlament i krimit”, protestuesit thirrje: Rama ik!

LIVE/ “Parlament i krimit”, protestuesit thirrje: Rama ik!

Tensione e shashka tek parlamenti. Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë dhe kanë hedhur herë pas here tymuese. Qytetarë të shumtë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës. Ata kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.

Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si dhe përfaqësues të tjerë politikë të opozitës. Ndërkohë brenda parlamentit vijon seanca plenare.