AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 18:21

Digjet banesa në Durrës, rëndë një i moshuar, niset drejt Tiranës

Digjet banesa në Durrës, rëndë një i moshuar, niset

Një banesë është djegur pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 8 dhe brenda banesës ka qenë një i moshuar i cili ka pësuar djegie dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se i moshuari ka qenë duke pirë cigare e me sa duke e ka harruar të ndezur çka i ka vënë flakën banesës. Ai është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit për shkak të gjendjes së rënduar.