AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 18:02

Ndarja nga jeta e Sadije Agollit, Ilir Meta: Humbëm një mike të mrekullueshme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Sadije Agollit.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Meta shprehet se “Sadija do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare”.

Presidenti shprehet gjithashtu se me ndarjen nga jeta të Sadijes, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo!

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit.

Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Elonës dhe Artanit, familjarëve e të afërmve! Me ndarjen nga jeta të Sadijes, të gjithë ne që e njohëm çiftin e pandarë Agolli, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo!

U prehtë në paqe!

ilir meta