TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërkohë edhe mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e policisë.