TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar pasi është kapur me dhjetë doza kokaine.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 49 vjeç, banues në Maminas, Durrës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetë doza lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.