AKTUALITET, 13 Nëntor 2019, 09:52

Korçë/ Përplasen dy makina në Bulevard, njëra përfundon brenda dyqanit (FOTO+VIDEO)


Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një prej mjeteve ka përfunduar në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Republika’.

‘Balkan Web’ raporton se në aksident u përfshinë dy mjete, ku si pasojë e përplasjes me njëra-tjetrën, njëri prej tyre devijoi duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale (dy mjetet dhe dyqani).

Ndërkohë kjo përplasje ka shkaktuar panik të qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve që ndodhen në këtë bulevard. Policia, e cila aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.