AKTUALITET, 13 Nëntor 2019, 11:15

Vrasja e Eri Zefit, gjykata lë në burg Mikel Alinë, nxori shokun në pritë


Mikel (Gjovalin) Alia është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës pasi akuzohet se është bashkëpunëtor në vrasjen e mikut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit.

40-vjeçari u vetëdorëzua një ditë më parë në polici ku deklaroi se nuk e ka nxjerrë ai në pritë Zefi, por që personat që u kanë dalë para, i kanë grabitur.

(Eri Zefi)

Alia shtoi gjithashtu se ata kanë dashur të vrasin edhe atë. Pavarësisht dëshmisë, Mikel Alia është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës.

Mikel Alia, 40-vjeç, miku i fëmijërisë së 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë pranë Rrugës së Kombit.

Sipas dinamikës, Alia është pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë Zefin tek hasmit, të cilët më pas e rrahën dhe e ekzekutuan me gjashtë plumba.