AKTUALITET, 27 Prill 2020, 22:38

Gjekmarkaj: Sondazhi i Zaloshnjës më trondit logjikën, është propagandë! Ndërhyn ashpër Kol Balla!

Gjekmarkaj: Sondazhi i Zaloshnjës më trondit logjikën,

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin "Real Story",  ka komentuar sondazhin e realizuar nga Eduard Zaloshnja, ku sipas këtij të fundit,  rezulton se 89% e qytetarëve të pyetur, janë dakord me masat e marra nga qeveria për pandeminë e koronavirusit.

Gjerkmarkaj tha se një sondazh i tillë është fyes për inteligjencën dhe logjikën dhe se është një propagandë, që do të fyente edhe Enver Hoxhën.

"Një sondazh i tillë më trondit logjikën dhe inteligjencën. Edhe Enver Hoxha do të ishte fyer. Një sondazh i tillë, është propagandë. I bie ta falenderoj Zaloshnjën, që nuk e ka nxjerrë 99%", u shpreh Gjekmarkaj.

Kjo deklaratë, ka sjellë ndërhyrjen e ashpër të moderatorit të emisionit, Sokol Balla, që e ka akuzuar Gjekmarkajn se është ai që po bën propagandë.

"Ti dole vetë pro, tani po del kundër vetëm se e thotë Zaloshnja. Edhe ti po bën propagandë tani, absolutisht, 100%. Nuk e di me ça të erdhi, por 100% po e bën dhe ti. Absolutisht e ke propagandë", tha Balla.

Debati i zhvilluar në studio, ndiqej nga kryeministri Edi Rama, i cili po realizonte një lidhje direkte nga Surreli me këtë emision.

Rama nuk ndërhyri në debatin e sondazhit, përveç një nënqeshjeje të lehtë, në një moment kur flitej për numrat, me siguri për shkak se ai është ekspert i të gjitha llojeve të shifrave, llogarive dhe sidomos njeh mjaft mirë tabelën e shumëzimit.

/TPZ.al/