AKTUALITET, 27 Prill 2020, 22:18

‘Ata që na dëgjuan, sot janë…’, ja çfarë thotë kreu i OBSH për shpërthimin e Covid-19

‘Ata që na dëgjuan, sot janë…’, ja

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, adresoi të hënën shtetet që sipas tij, nuk i kushtuan vëmendje rekomandimeve të organizatës së drejtuar prej tij për mënyrën e trajtimit të koronavirusit, duke thënë se bota “duhet të kishte dëgjuar OBSH në lidhje me shpërthimin e pandemisë.

“Ne mund t’u japim vetëm këshilla vendeve. Ne nuk kemi asnjë mandat për t’i detyruar shtetet të zbatojnë ato që ne i këshillojmë atyre”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të OBSH, duke përmendur se shpërthimi i koronavirusit u deklarua “me nivelin më të lartë të urgjencës”, më 30 janar.

“Bota duhet të kishte dëgjuar OBSH me kujdes,” tha Tedros.

“Ne e këshilluam të gjithë botën që të zbatojnë një qasje gjithëpërfshirëse të shëndetit publik – të gjejnë, testojnë, izolojnë e gjurmojnë kontaktet dhe kështu me radhë,” vazhdoi drejtori i OBSH-së. “Vendet që i kanë ndjekur ato keshilla janë në një pozitë më të mirë se të tjerët”, theksoi kreu i OBSH.

Edhe kur e deklaroi shpërthimin e koronavirusit si “emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”, OBSH rekomandoi që vendet të mbajnë kufij të hapura dhe te vazhdojne shkembimet tregtare.

Më 14 janar, vetëm dy javë para shpalljes së pandemise, OBSH postoi në Twitter një shkrim që ngjalli debat ku thoshte se Kina nuk kishte gjetur prova të përhapjes së virusit nga një person në tjetrin, bazuar në informacionet nga zyrtarët kinezë të shëndetësisë.

“Hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu i #coronavirus (2019-nCoV) i identifikuar në #Wuhan, # Kina”, shkruante OBSH në atë kohë.

OBSH nuk do ta deklaronte zyrtarisht shpërthimin si pandemie deri më 11 mars, kur më shumë se 110 vende dhe territore kishin raportuar më shumë se 118,000 raste pozitive të koronavirusit.

OBSH gjithashtu krijoi shperthimin e kritikave të ashpra pasi vlerësoi Kinën për transparencën dhe gatishmërinë e saj për të shkëmbyer informacione në lidhje me natyrën dhe përhapjen e virusit.