TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera raste janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Shkodër, duke rritur kështu numrin e të prekurve në këtë qark.
Mëngjesin e sotëm kanë ardhur përgjigjet për 26 tamponët e bërë për personat e dyshuar, kontakt i atyre që kanë rezultuar tashmë të prekur.
Sipas rezultateve janë konfirmuar pozitiv me covid-19, gjashtë prej këtyre personave.
Te infektuar kanë dalë dy familjarët e 80 vjeçares që ka humbur jetën dy ditë më parë, infermieri i cili i shërbente prej muajsh asaj, një anëtar i familjes nga Dobraçi, dhe dy anëtarë të familjes nga Kirasi.
Kjo e çon numrin e të infektuarve në qarkun Shkodër në 48, ndërsa në Bashkinë Shkodër në 44 raste.