TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana ditët e fundit është kthyer në një shesh ndërtimi, pasi gjysma e rrugëve të qytetit janë në rikonstruksion, ose po bëhen ndryshime. Kjo duket se i ka frustruar mjaft qytetarët për shkak të trafikut, por edhe disa persona publikë. Një ditë më parë Gentian Zenelaj ka shprehur shqetësimin dhe mërzitjen e tij për punën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, me një status në Facebook.
“Si e lamë djalin e vogël me buldozer të fshijë përgjithmonë të gjitha vendet e parkimit buzë rruge në këtë qytet? A ja thotë njeri Bob ndërtuesit të vogël dhe trim që është e pamundur të ndalosh makinën ose cfarëdo mjeti më në ketë qytet?” – këto janë vetëm disa nga pyetjet që ngre Gent Zenelaj për Veliajn, ndërsa e përmbyll statusin me fjalët “Amsterdam Boy, të gjithë japin llogari një ditë…”.
https://www.facebook.com/1692418002/posts/10204706421135726/