AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 18:53

Infektohen me koronavirus pesë mësues në Elbasan, 34 në karantinë

Infektohen me koronavirus pesë mësues në Elbasan, 34 në

Në Elbasan sot u regjistruan 15 raste me koronavirus.

Sipas ABC News, pesë raste janë mësues të prekur nga covid 19 duke vijuar që të rrisnin numrin e arsimtarëve të infektuar në këtë qytet. Numri i mësuesve aktivë me covid 19 vetëm në qytetin e Elbasanit shkon në 34.

Koronavirusi sot bëri kërdinë në Shqipëri, pasi mori 12 jetë dhe u shënuan 525 raste të reja, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë.

Rekordi si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.