AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 18:55

Rekord viktimash në Greqi, 41 humbje jetë dhe 1490 raste të reja me COVID-19

Rekord viktimash në Greqi, 41 humbje jetë dhe 1490 raste të reja

Situata e koronavirusit në Greqi vijon të jetë shqetësuese.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shënuar 1,490 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 58,187 të prekur.

Ndërkohë pediatrja e sëmundjeve infektive Lena Papaevangelou, deklaroi se është shënuar një rekord i ri i viktimave, ku 41 pacientë kanë humbur jetën në 24 orë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë shënuar 825 viktima.