TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas reagimit të ashpër nga kryeministri Edi Rama për presidentin Ilir Meta, vjen një kundërpërgjigje nga zëdhënësi i këtij të fundit, Tedi Blushi.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Blushi teksa e cilëson Ramën si ‘Buburrec Trendi’, i sugjeron kryeministrit që të respektojë 5 Qershorin.
Mes të tjerash Blushi i kujton Ramës ftesën e Metës për t’u përballur, ndërsa shton se kryeministri ka frikë.
REAGIMI I BLUSHIT
Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.
Me Presidentin ti je vite dritë larg.
Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.
Këtë e di e gjithë bota!
Presidenti të ka ftuar në Përballje!
Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!
Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitterit?!
Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!
Ora e Përballjes po afron!
As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!