TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Rama është i frikësuari më i madh nga zgjedhjet brenda partisë.
Bardhi shkruan se, kreu i qeverisë është marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD, ndërsa shton ai, “ai si kryetar partie i përzgjedh kandidatët në në bashkëpunim me krimin e organizuar.”
Postimi
Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij.
I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D.
Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota! ?