TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeredaktorja e Revistës “Monitor”, Ornela Liperi, ka folur për koncesionin “Milot-Balldre” kostot e fryra të saj, dhe pamundësinë financiare te kompanisë fituese për ta realizuar këtë projekt. Liperi thotë se kemi të bëjmë me një “skemë mafioze”.
“Ka patur një garë formale. Në tetor është shpallur tenderi. Pas shpalljes së tenderit ka patur një rinegocim pa garë, kjo nuk mbështetet në asnjë ligj. Nuk ka patur asnjë lloj transparence. Duhet të hetojnë organet nëse është e paligjshme. Skema piramidale e kompanisë.
Kompania nuk ka para. Pasuaria e kompanisë, duke përfshirë kapitalin, nëse shet çdo gjë, është diku tek 16 milionë euro. Kompania do marrë kredi, që jepet me garanci shtetërore, se asnjë bankë nuk i jep kredi kësaj kompanie.
Në dy vitet e para, kompania do punojë me para që nuk i ka të vetat. Kredia po merret në emër të shtetit, është sikur ta ketë marrë shteti, por po e merr me 5.5%.
Skema tjetër mafioze, është që futen furnitorët dhe është e qartë që këta persona do të marrë për 13 vjet pesëfishin e investimit, që është një investim goxha i mirë”.
/TPZ.al/