TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë takimit me qytetarët e Laçit, kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se projekti i rrugës Milot-Balldre është një aferë korruptive. Ai paralajmëroi personat që qëndrojnë pas kompanisë ANK dhe kryeministrin Rama sëbashku me ministren Balluku, se do të përfundojnë prapa hekurave dhe se do t'u konfiskohen paratë.
"Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhë në pacipësi edhe hajnisë kriminale te Unaza e re, 40 milion euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milion euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajditit që vjedh se nuk ka të nesërme, të marrim ca të marrim të kapim ca të kapim. Tani dua ti them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: mos guxo një lopatë të vetme dheu, sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do të varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, do të shkojnë para drejtësisë", u shpreh Basha.
VIDEO:
/TPZ.al/