AKTUALITET, 30 Maj 2019, 21:28

“Rama përçarës i Kombit!”, reagon ashpër Berisha: Vjedhjet klamoroze të qeverisë, rruga e Elbasanit i kaloi 300 milionë eurot

“Rama përçarës i Kombit!”, reagon ashpër

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Pressing” në TV T7, ndër të tjera duke folur për infrastrukturën e vendit, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013, duke përmendur ndër to edhe segmentin Tiranë-Elbasan apo prokurimi i fundit e segmentit Milot Balldren.

“Rama nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013. Për 7 km të papërfunduara në 6 vite, çmimi i autostradës Tiranë-Elbasan i kaloi 300 milionë eurot. Gjithçka janë vjedhje klamoroze. Shkoni shihni pak rrugën që prokuroi dje Rama, Milot-Balldren, 15 milionë euro kilometri për ta shndërruar në 4 korsi, as tunel, as urë.

Ndërkohë që bypassi i Fierit që ka disa vepra arti, ndërtohet me 2.1 milionë euro për kilometër. Inaugurimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të ishte gracka për Ramën……”- thotë ndër të tjera Berisha.

Gjatë bisedës së tij në studio, ish-kryeministri Berisha e ka  cilësuar kryeministrin  Edi Rama si një përcarës të kombit, ndërsa po ashtu nuk është përmbajtur edhe ndaj Presidentit Thaçi duke e akuzuar këtë të fundit se ka shpërndarë me dhjetra oficer të  SHIK për të sulmuar figurën e Rugovës.

Unë, kam patur një periudhë, që në vitin 96 kam qenë për radikalizim. Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të SHIK për të sulmuar figurën e Rugovës.”-shprehet Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Edi Rama është një përçarës kombëtar. Ai nuk kursen as të vdekurit, as presidentin Rugova në udhëtimin e tij të parë si kryeministër në Kosovë, çka detyroi deputetët e LDK ta braktisin teksa fliste fjalimin e hartuar nga Rexhep Qosjeviç. Përçarjen kombëtare e ka platformë Edi Rama”. “Unë, kam patur një periudhë, që në vitin 96 kam qenë për radikalizim.

Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të Shikut për të sulmuar figurën e Rugovës. Edhe unë u bëja me dje se çfarë ishte kjo fushatë anti-kombëtare ndaj Rugovës. Bënin listat e vdekjes se kë do të ekzekutonin”. “Gjatë luftës në Kosovë presidenti Clinton një përfaqësues të vetin, i cili kishte qenë këshilltar i Regan, Bush dhe Clinton, ambasadori Bob Froji. Kisha miqësi me të.

Bënin propagandë të madhe kundër Rugovës, sidomos ikja në Beograd. Do të them një gjë, i them, do doja tja përcjellësh presidentit tënd, këtë betejën me Rugovën e ka të humbur. Rugova në rradhë të parë është misionar, politikan që fiton betejën me një misionar, nuk ndodh. Rugova do vinte në Shqipëri nga Italia. Çfarë i bëjnë? I dërgojnë një faks (ministria e jashtme në Tiranë) që do të vish në Shqipëri si kryetar si LDK-së, jo si i Kosovës. Rugova merr një vendim, anullon vizitën në Shqipëri e fluturon në Maqedoni. Aty e pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme. “Sali ti kishe patur të drejtë”, më tha. E pritën si Mesia, si çlirimtar”.